MI-ja njofton se rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha autorrugët, rrugët nacionale dhe ato rajonale në vend janë të kalueshme, pavarësisht kushteve të motit.

MI-ja njofton se mirëmbajtja dimërore është duke vazhduar në baza ditore përmes shpërndarjes së kripës në rrugët që rrezikojnë të kenë ngrica mbi shtresat qarkulluese.

“Ministria e Infrastrukturs bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale”, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-