MI: Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, në disa segmente pati vështirësi

Opoja.net Opoja.net Kosova

Reshjet e borës që ranë 24 orët e fundit e kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugor.

Por, rrugët gjatë ditës së djeshme ishin të kalueshme.

Kështu bën të ditur Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një njoftimi për media.

MI bën të ditur se kompanitë e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë duke i kryer punët e tyre gjatë tërë natës.

“Pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi”.

“Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”.

Kjo ministri apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-