Mini samuna me djath

Opoja.net Opoja.net Kuzhina
50 gr
Margarinë të zbutur në temperaturë dhome
1/3
Gotë vaj luledielli
1
Gotë jogurt
1
Lugë gjelle lëng limoni
1
Pako pluhur për pjekje
½
Lugë çaji kripë
5
Gota miell
2
Gota djath të bardhë
1
Gotë gjizë
Gjysmë tufe kopër e freskët
1
E verdhë e vezës
1
Lugë gjelle fara susami
  1. Fillimisht copëtoni djathin e bardhë dhe koprën. Kombinoni në një enë djathin e copëtuar të bardhë dhe gjizën me koprën e copëtuar. Lini anash.
  2. Në një enë tjetër vendosni gjapën e shkrirë, vajin e lulediellit, lëngun e limonit dhe kripën, më pas përzieni. Shtoni pluhurin për pjekje dhe miellin dhe rrahni derisa brumi arrin butësinë e mjaftueshme.
  3. Mbulojeni me diçka të pastër dhe lëreni për 20 minuta. Merrni pjesë të vogla të brumit dhe rrotulloni me duart tuaja. Madhësia e tyre duhet të jetë sa sipërfaqja e një gote. Mund të përdorni edhe diçka tjetër për t’i rrotulluar.
  4. Vendosni një lugë gjelle të mbushjes në secilin rrumbullak dhe palosni duke u dhënë formën e shkronjës D. Mund të përdorni pirun për t’i shtypur skajet, por kjo formë mund t’i humb pasi të pjeken.
  5. Vendosni secilin samun në një tepsi të shtruar me letër të pjekjeje.
  6. Lyeni secilin samun me të verdhen e vezës dhe spërkatni me fara susami nëse i përdorni.
  7. Pjekni në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta. Shërbeni të ngrohta me çaj.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-