Ministri Demiri premton rregullimin e shtratit të lumit dhe urën në Bresanë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjet e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit nga Programi për Zhvillim Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.

Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit:

– “Rregullimi i shtratit të lumit (rregullimi i urës dhe mureve mbrojtëse) në aksin Brodosanë-Dragash”

– “Hapja e Rrugës Zlipotok-Brod”

Kryetari i komunës së Dragashit ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do tarealizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-