Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Ministri Krasniqi në Forumin Global për Inovacione në Bujqësi
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Ministri Krasniqi në Forumin Global për Inovacione në Bujqësi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 17:29 - 20/03/2017 Ekonomi
Ndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka qenë një ndër folësit kryesorë në Forumin Global për Inovacione në Bujqësi, që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha botërore që merren me zhvillimin e bujqësisë, si dhe ministra e zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme.

Në fjalën e tij, Ministri Krasniqi prezantoi zhvillimet dhe sfidat e bujqësisë në Kosovë, duke i ndërlidhur ato me zhvillimet dhe sfidat edhe në nivelin global, duke konsideruar se e ardhmja do të jetë sfiduese për mbarë botën në sferën e sigurimit të ushqimit, për faktin se popullsia do të rritet dhe sektori i bujqësisë do të ballafaqohet me presione direkte nga rritja e urbanizimit dhe ndryshimet klimatike.

Sipas FAO-s, ne vitin 2050 botës i duhet të prodhojë 1 miliardë tonë më shumë drithëra dhe 200 milionë tonë më shumë mish, që paraqesin vetëm disa nga sfidat e mëdha për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për njerëzimin.

“Sfida e përbashkët për të ushqyer botën në të ardhmen nuk mund të tejkalohet vetëm nga qeveritë apo vetëm nga sektori privat. Duhet të jetë një përkushtim dhe përpjekje e përbashkët e të gjithëve”, deklaroi ministri Krasniqi.
Ministri Krasniqi shtoi se vendet e vogla nuk mund të ndikojnë shumë në zhvillimet e mëdha që ndërlidhen me inovacionin dhe teknologjinë në bujqësi, por shtoi se secili duhet ta ketë rolin e vet, përfshirë edhe vendet e vogla.

“Për shkak të shumë prioriteteve konkurruese, shtetet si Kosova nuk kanë mundësi që të investojnë fonde të mjaftueshme në hulumtim dhe zhvillim, edhe nëse kjo paraqet kthimin më të mirë të investimit në planin afatgjatë. Andaj, shumica e vendeve varen nga zgjidhjet e krijuara nga institucionet apo kompanitë e vendeve që kanë mundësi reale për të mbështetur inovacionin në bujqësi.”

Ne kuadër të vizitës së tij, Ministri Krasniqi ka takuar edhe përfaqësues të kompanive te ndryshme botërore, prezentë në Forum. Me interes të veçantë, ai zhvilloi një takim me Kristian Moeller, kryeshef ekzekutiv i Global G.A.P., organizatës krijuese dhe pronare të njërit prej standardeve ndërkombëtare me te rëndësishme ne sektorin e bujqësisë.

Gjatë takimit, ministri Krasniqi dhe Moeller u pajtuan që të konkretizohet bashkëpunimi me MBPZHR-ne, në mënyrë që fermerët e Kosovës të kenë qasje më të lehtë në proceset e certifikimit me standardin Global G.A.P., që konsiderohet një nga dëshmitë më të respektuara për sa i përket sigurisë ushqimore dhe cilësisë.

Hapja e Forumit u bë nga Thani Al Zeyoudi, Ministër për Ndryshime Klimatike dhe Mjedis në Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa bashkë me ministrin Krasniqi folës kryesor në ceremoninë e hapjes së Forumit ishte edhe Khadim Al Darei, Drejtor Menaxhues i Kompanisë Al Dahra.

Forumi Global për Inovacione në Bujqësi është eventi më i rëndësishëm global që trajton fushën e inovacioneve në sektorin bujqësor dhe ka dy edicione në vit, një për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Azisë dhe një tjetër për Evropën. /Telegrafi/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 17:29 - 20/03/2017 17:29 - 20/03/2017

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Ekonomi

Ulet çmimi i vezëve në Kosovë

4 Min. Leximi
Ekonomi

BERZH: Rritja ekonomike e Kosovës për sivjet më e larta në Ballkan

4 Min. Leximi
Ekonomi

Bizneset e Kosovës në hall, nuk po gjejnë fuqi punëtore

3 Min. Leximi
Ekonomi

Mungesa e punëtorëve detyron bujqit t’i zvogëlojnë të mbjellat

8 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?