Me mburrje Faton Peci fliste se si i përkrahë fermerët e Kosovës si askush tjetër.
Ama, kanë kaluar muaj që mijëra fermerë nuk kanë pranuar paratë e subvencioneve të fituara nga Ministria.
Përkundër se kanë kaluar 5 muaj, nga Ministria akoma s’janë në gjendje të tregojnë se kur do iu kryen obligimet fermerëve, të cilët janë futur në borxhe me shpresën se do t’i mbulonin me subvencionet që duhej t’u dilnin qysh në muajin shtator.
Të frustruar, fermerët po e shpërfaqin zemërimin e tyre edhe në rrjetet sociale.
Ata po kërkojnë mjetet që iu takojnë e janë të tyret, ndryshe nga sa thoshte Peci dikur.
Anomalia në këtë ministri vazhdon.
Paramendojeni, ndonëse pagesat për subvencione nga thirrja e kaluar ende nuk janë ekzekutuar, Ministria e Bujqësisë ka shpallur thirrje tjetër për subvencione.
Derisa fermerët presin ende pagesat e vonuara, institucionet flasin për thirrje të reja dhe plane të ardhshme pa i kryer obligimet e mëparshme.
Në fund, kërkesa e fermerëve mbetet e njëjtë dhe e thjeshtë: të marrin paratë, pa vonesa dhe pa arsyetime.
Sepse toka nuk pret, e as familjet që jetojnë prej saj.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

