Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.
Të gjithë pensionistëve që iu është mohuar e drejta për të marrë pagesën e pensionit, Murati njofton se ky gabim është korrigjuar dhe të gjithëve u është ekzekutuar pensioni për muajin shtator dhe tetor
Postimi i plotë:
Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta. Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi. Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.