Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sonte në mesnatë nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim, të cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.
Sipas ministrisë, përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë).
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.