Dragash, 26 qeshor – Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Kosovë, Xhemal Minxhozi ka vizituar Dragashin. Ai është takuar me autoritet komunale te komunes ku është biseduar për problemet që u përkasin zonave kufitare.
Pjesëmarrësit e këtij takimi janë angazhuar për gjetjen e mundesive të hartimit të projekteve të përbashkëta, midis komunave nderkufitare Dragash dhe matanë kufirit të cilat janë afër njërit-tjerit.
Minxhozi duke iu drejtuar kryetarit të Dragashit, Salim Jonuzi, ka theksuar: “Qellimi i këtij takimi është gjetja e modelitetevepër intensifikimin e bashkëpunimit midis komunes suaj dhe komunave në juglindje të Kukësit. Ndonëse nuk ka më tepër se 3 muaj që jam emertuar ambasador në Kosovë, megjithatë kam mësuar shumë gjëra për specifikat e komunes tuaj. Ju premtoj se në një të ardhme të afërt ne do të luftojmë me një front të perbashkët”. ka thënë Minxhozi, për të shtuar se Komunën e Dragashit e ka menduar ndryshe, por me atë që ka parë është befasuar për të mirë.
“Kam menduar së Komuna e Dragashit ka një teritor të vogel, por me atë qe kamë pare jam manitur për të mirë. Jam mahnitur me potencialet e medha blegtoriale e turistike.
Kryetari i Dragashit, Salim Jonuzi, pasi ka uruar Shqipërinë për marrjen e statusit të kandidatit për antarsim në BE, i ka premtuar Minxhozit se ai edhe stafi tij , me mundësin buxhetore që ka Komuna, do të jenë maksimalisht të angazhuar për realizimin e të gjitha projekteve që propozohen nga ana e Shqipërisë./Opoja.Net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.