Kryetari i Komunës së Dragashit, bashkë me nënkryetarin dhe disa prej drejtorëve komunalë, priti për vizitë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, z. Hiroyasu Tanigaki, dhe përfaqësues të organizatës japoneze JICA.
Gjatë vizitës u bë pranimi zyrtar i objektit për depozitimin e mbeturinave në fshatin Restelicë – një investim i financuar nga Qeveria Japoneze përmes Programit GGP, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kjo vizitë përforcoi lidhjet mes komunitetit lokal dhe popullit japonez, duke sjellë një shembull të bukur të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vullnetit të përbashkët për një të ardhme më të pastër.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.