Në kuadër të aktiviteteve të shumta edukative që po zhvillohen për ngritjen e cilësisë në arsim, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Shaban Shabani” në Llapushnik ka ndarë një mirënjohje për arsimtarin e matematikës, MSc. Leutrim Qengaj.
Kjo mirënjohje iu nda si shenjë vlerësimi për angazhimin dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve shkollore, si dhe për kontributin e çmuar në procesin mësimor. Përmes punës dhe përkushtimit të tij, arsimtari Qengaj ka ndikuar pozitivisht në motivimin e nxënësve dhe në përfshirjen e tyre më aktive në aktivitete edukative dhe garuese.
Drejtoria e shkollës theksoi se mbështetja dhe vlerësimi i mësimdhënësve të përkushtuar është shumë i rëndësishëm për avancimin e procesit arsimor. Sipas tyre, aktivitete dhe iniciativa të tilla kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe në krijimin e një ambienti më të mirë mësimor për nxënësit.
Kjo mirënjohje vjen si falënderim për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të arsimtarit në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

