Mish rose me portokall

Kuzhina
Mish rose me portokall

Mishi i shijshëm i rosës i kombinuar me aroma të ëmbla të mjaltit dhe portokallit më së miri do të shkojnë me pataten e pjekur, por mundet edhe me makarona, hikërr apo pure.

– 1 rosë,

– 80 gr. mjaltë,

– 3 lugë të vogla uthull vere;

– 3 lugë të vogla vaj ulliri apo vaj luledielli;

– 2 lugë të vogla yndyrë;

– 1 portokall;

– 50 ml ujë,

– kripë.

Përgatitja:

Rosën e pastruar rrotullojeni në kripë edhe nga jashtë edhe nga brenda.

Në tepsi përzieni mjaltin, uthullën dhe vajin dhe me të lyeni rosën nga të gjitha anët.

Mund të vendosni në të gjysmë portokalli.

Pastaj vëreni rosën në kallëp të vajosur, qitni ujë të valuar në fund dhe piqeni në furrë në 190 gradë Celsius.

Gjatë pjekjes herë pas here lyeni rosën me përzierjen e mbetur të mjaltit dhe qitni ujë të nxehtë.

Pas një ore radhisni pranë rosës feta portokalli dhe piqeni edhe një orë.

Le të qëndrojë pak para se ta pritni në copë të vogla.

[the_ad_group id="421"]

2 receta pijesh freskuese për këto ditë të nxehta vere

Opoja.net

Brumë pice për 2 minuta, i butë pambuk

Opoja.net

Një ide e sallatës së shpejtë për iftar

Opoja.net

Receta e orizit të ngrohtë me brokoli – shije dhe shëndet në një pjatë

Opoja.net

Mënyra më e thjeshtë për të përgatitur sherbetin e ëmbëlsirave, në frigorifer

Opoja.net

Mënyra më e mirë për të gatuar omletin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net