Mjekët kalojnë hekurat për ta shpëtuar tifozin, të tjerët i mbulojnë pamjet me flamur

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mesin e pjesës të parë të ndeshjes mes Teutës dhe Partizanit. Në një moment, mjekët e Partizanit kanë vrapuar për të shpëtuar një tifoz.

Ata janë parë teksa kanë nxituar duke kaluar hekurat rrethuese të stadiumit, për të mbërritur te tifozi i Partizanit që kishte hasur probleme me zemrën.

Nga ana tjetër tifozët kanë menduar që të mbulojnë pamjet dhe kamerat të mos depertojnë, duke vendosur para flamurin e tyre.

Në fund ka pasur edhe duartrokitje si për të treguar se gjendja e tifozit është më stabël, por në orët në vijim do të mësohen më tepër të dhëna mbi ngjarjen e ndodhur. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-