Mot i nxehtë dhe i thatë në javën e parë të korrikut – Temperaturat kapin 39°C

Java e parë e korrikut do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i thatë, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në situatën sinoptike.

Java e parë e korrikut do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i thatë, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në situatën sinoptike.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kushtet meteorologjike do të dominohen nga kthjellime dhe diell pothuajse gjatë gjithë javës, me vetëm kalime të lehta vranësirash të hënën dhe të martën, por pa reshje.

Temperaturat do të jenë në rritje graduale, duke nisur nga 31°C deri në 33°C në fillim të javës, për të arritur 35°C deri në 36°C nga e enjtja. Fundjava do të sjellë kulmin e valës së të nxehtit, ku në disa zona termometri mund të ngjitet deri në 38°C, madje edhe 39°C. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15°C dhe 18°C, por në disa pjesë nuk pritet të zbresin nën 20°C, duke sjellë netë tropikale.

Erërat do të fryjnë kryesisht nga veriu, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi nga 4 deri në 12 metra në sekondë.

Ndryshime të mundshme në mot parashihen gjatë javës së dytë të korrikut, kur pritet një destabilizim gradual i atmosferës. Kjo mund të sjellë zhvillime të rrebesheve të izoluara në disa pjesë të vendit. Gjithashtu, drejtimi i erës do të ndryshojë, duke kaluar nga jugperëndimi.

Për shkak të kushteve të nxehta, qytetarëve u rekomandohet që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës (10:00–17:00), kur edhe indeksi UV pritet të jetë në nivelin më të lartë të rrezikut. Këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe të ventiluara, si dhe konsumimi i rregullt i lëngjeve për të shmangur dehidratimin.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-