Moti për javën e parë të marsit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende–vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të troposferës.

Ndërsa, kushtet Agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi”, njofton IHMK-ja.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-