Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshje shiu

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës. Ka mundësi për vetëtimë dhe bubullimë. Gjatë ditët nuk do të mungojnë intervalet e shkurta me diell, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-