MSH-ja thotë se 60 profesionistë shëndetësorë nga Kosova do të vaksinohen në Kukës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Shëndetësisë njofton publikun se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një listë prej rreth 60 profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi për media, MSH-ja thotë se kjo listë është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e një numri të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, kryesisht nga shërbimet e vijës së parë në luftën kundër COVID-19.

Ministri në detyrë Armend Zemaj, thuhet në njoftimin e MSH-së, e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre.

Në ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë”, njofton MSH-

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-