Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë vaksinuar mbi 2500 punëtorë shëndetësorë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2. Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.