MSH ka një njoftim për certifikatën elektronike të vaksinimit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët e Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma online eKosova.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuajse të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në këtë platformë, njofton tutje MSh, transmeton Sinjali.

“Pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë te rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.”

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-