Opoja.net

Musaka me makarona: Drekë e shpejtë kur nuk dëshironi të zieni gjellë!

Sot, thjesht, nuk është dita për zierje. Koha është ideale për shëtitje

Prandaj edhe po jua sjellim këtë recetë për musaka të shijshme, e cila përgatitet shumë shpjet, transmeton Telegrafi.

127
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Përbërësit:

– 200 g makarona,– 200 – 300 g mish të bluar,– një qepë,– 2 thelpinj hudhre,– erëza, kripë,– spec të kuq të bluar,– 2 kokrra vezë,– 200 g ajkë të thartë,– kaçkavall.

Përgatitja:

Makaronat zieni dhe shtoni pak vaj që të mos ngjiten. Në vaj fërgoni qepën e grirë imët por shtojeni edhe mishin e bluar dhe fërgojini bashkë.

Shtoni hudhrën e grirë, erëzat, kripën, specin e kuq të bluar.

Tepsinë lyeni. Tundni vezët dhe shtoni ajkën dhe përzieni dhe pastaj shtoni makaronat.

Qitni gjysmën e makaronave dhe shtoni mishin e bluar në të cilin keni qitur një vezë.

Sipër radhisni pjesën tjetër të makaronave. Grini pak kaçkavall.

Piqni në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë. /Telegrafi/

Speca të mbushur – Receta verore plot shije

Opoja.net

Akulloren më të bukur me çokollatë bëjeni vetë

Merlinda Guraj

Truk për gatimin e simiteve të shijshme: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto