Opoja.net

Mushkëri pule me oriz

Mushkëritë me oriz, por dhe disa përbërës të tjerë shtesë e bëjnë këtë pjatë gjithmonë të pëlqyeshme e të dëshirueshme në tavolinë.

Orizi do të duhej të ishte i zier derisa uji të avullojë, mirëpo nëse jo, shtoni edhe pak ujë dhe zieni derisa të zihet orizi, transmeton Opoja.net.

103
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Nevojiten:

▪ rreth 700 g mushkëri pule,
▪ 2 lugë vaj,
▪ piper sipas shijes,
▪ rreth 300 g oriz,
▪ 4 lugë vaj,
▪ një qepë,
▪ 1 spec gogozhare,
▪ kripë dhe piper sipas shijes,
▪ fletë të freskëta majdanozi.

Mënyra e përgatitjes:

Mushkëritë pastroni nga dejtë e hollë dhe lani. Në tigan qitni 2 lugë vaj dhe kur të nxehet qitni mushkëritë dhe piperin dhe lini të vlojnë duke shtuar ujë (pak nga pak) rreth 30 minuta, pas 20 minutave lini që të piqen në zjarr mesatar.

Qepën dhe specin grini në rende dhe lini 10 minuta që të fërgohen me pak vaj dhe ujë. Pastaj shtoni orizin dhe qitni 500 ml ujë dhe qitni kripë. Kohë pas kohe përzieni derisa të zihen ngadalë.

Orizi do të duhej të ishte i zier derisa uji të avullojë, mirëpo nëse jo, shtoni edhe pak ujë dhe zieni derisa të zihet orizi.

Në fund qitni fletët e majdanozit dhe shërbejeni të ngrohtë. /Opoja.net30

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto