Ndeshja e kuqezinjve, paralajmërohet bllokimi i disa rrugëve në Tiranë –

Opoja.net Opoja.net Sport

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-San Marino, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Për shkak të fluksit të tifozëve, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit në disa rrugë pranë stadiumit.

Rrugët që do të bllokohen janë:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
  • Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
  • Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
  • Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, ku do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;
  • Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Ndërkohë, te sheshi “Willson”, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Policia njofton se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të hapura për qarkullim.

Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të tifozëve për të parandaluar futjen e banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, mjeteve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve dhe sendeve të tjera që mund të paraqesin rrezik.

Policia u ka bërë thirrje tifozëve që të paraqiten në stadium duke nisur nga ora 18:30, pasi fluksi i madh para fillimit të ndeshjes mund të shkaktojë vonesa dhe t’ua vështirësojë hyrjen.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes janë angazhuar qindra efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët do të kujdesen për rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të takimit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-