Opoja.net

Ndikimi i Kur’anit

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]A[/miptheme_dropcap]llahu i Madhëruar urdhëron: “Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.” (Hashr, 21) Kurani Fisnik është aq ndikues, saqë po të kishte zbritur mbi një mal, ai do të ishte ndikuar shumë, edhe pse nuk ka përgjegjësi në zbatimin e urdhrave kuranorë. Nisur nga kjo, nëse njerëzit të cilët kanë përgjegjësi në zbatimin e urdhrave kuranorë, nuk ndikohen nga Kurani, tregon se ata nuk kanë frikë nga Allahu dhe se zemrat e tyre janë më të ngurta se malet e lartë. Në një ajet fisnik urdhërohet: “Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta…” (Bekare, 74) Ndërsa Ebu Suud Efendiu thotë: “Edhe pse malet nuk kanë përgjegjësi ndaj Kuranit Adhimu’sh-Shan, nëse ai do t’u kishte zbritur atyre, ata do të ishin ndikuar aq shumë nga frika ndaj Allahut të Madhëruar, saqë do të ishin bërë copë e thërrime. Nisur nga ky fakt, mosndikimi i njeriut nga Kurani, kundrejt të cilit është përgjegjës për t’iu bindur, tregon se zemrat e tyre janë shumë të ngurta dhe të sëmura.”

* * * Djali i vogël i Ebu Bekir Verrakut, rahimehullah, shkonte tek mësuesi për të mësuar Kuran. Një ditë, ai u kthye nga mësimi më herët se ditët e tjera dhe me fytyrë të zverdhur. Babai e pyeti: – Çfarë ke mor bir? – O baba! Sot mësuesi më dha një mësim nga një ajet i Kuranit. Sapo e mësova kuptimin e tij, u bëra kështu nga frika. Babai e pyeti përsëri: – Cili ajet është ai mor bir! Djali përgjigjet: “Si do ta ruani veten, nëse vazhdoni të jeni mohues, Ditën në të cilën fëmijët do të thinjen?” (Muzzemmil, 17) Ja pra, kur ky fëmijë e mësoi kuptimin e këtij ajeti prej mësuesit të tij, u sëmur prej frikës, ra në shtratin e vdekjes dhe dha shpirt. Babai i tij shkonte tek varri i tij, qante dhe thoshte: – Biri yt dëgjoi një ajet prej Kuranit dhe dha shpirt prej frikës së Allahut. Ndërsa ti ke kaq kohë që e lexon të gjithë Kuranin, po të mbaron jeta e po të afrohet exheli, mirëpo ti ende nuk frikësohesh prej urdhrave hyjnorë as sa ky fëmijë! Zemra jote paska qenë më e fortë se guri, prandaj dhe Kurani Adhimu’sh-Shan nuk ndikon në zemrën tënde.

288
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

* * * Sipas një transmetimi të Ebu Musa Esh’ariut (r.a.), Pejgamberi (a.s.), ka thënë: “Shembulli i besimtarit të mirë, që e lexon Kuranin, është si fruti i qitrës me shije të mirë dhe aromë të këndshme. Shembulli i besimtarit, që nuk e lexon Kuranin, është sikurse hurma që shijen e ka të mirë, por nuk ka aromë. Shembulli i mynafikut (hipokritit), i cili e lexon Kuranin, është sikur shembulli i krizantemës (lule vjeshtës), aroma e të cilës është e mirë, ndërsa shija e hidhur. Kurse shembulli i mynafikut, i cili nuk e lexon Kuranin, është sikur shembulli i kungullit të egër, që ka shije të hidhur dhe është pa aromë.” (Buhari, Fedailu’l-Kuran, 17; Muslim, Musafirin, 243. )

© Opoja.net

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto