Ndryshim moti në Kosovë priten dhe reshje bore

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë paralajmrimin e motit për pesë ditët e javës.

Pritet që nga dita e hënë nga ora 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik, edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë ka çrregullime në Troposferë.
Një gjë e tillë nuk pritet të ndodh deri në fundjavë, pasi do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meterologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin edhe reshje bore.
Si pasojë kjo situatë e krijuar do ndikoj në rënien e temperatutave minimale deri -6,-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditët e ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-