Ky kamion solli nga Turqia 23 ton limonë në pikën kufitare në Vermicë.
Këtu inspektorët nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit u alarmua me përmbajtjen e lartë të pesticideve të këtyre frutave,njofton Klan Kosova.
Në bashkëpunim me doganat e policinë kamioni me 23 ton limonë u dërgua për asgjësim në deponinë e mbeturinave në Dragash.
Këta limonë u bë e ditur se përbëjnë pesticide deri mbi 7 miligramë për kilogramë ndërsa, mesatarja e lejueshme e kësaj substance për një kilogramë limon është 0.001 miligram.
Importuesi i këtyre limonëve nuk deshi të flas për Klan Kosova.
Për dallim nga ai Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit po e konsideron si një hap të madh asgjësimin e këtyre limonëve që ishin nisur për tu shitur tregjeve të Kosovës.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.