Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:14.
Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 29.05.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.