Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 171 pacientë me Covid-19

Opoja.net Opoja.net Kosova

Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 1,171 pacientë, 38 më pak se një ditë më parë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,044 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtrirë 398 pacientë, 391 prej tyre Covid-19 pozitivë, 349 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773 pacientë, 653 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 104 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 171 pacientë, Spitali i Gjakovës, 106 pacientë, Spitali i Pejës, 212 pacientë, Spitali i Gjilanit, 128 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 77 pacientë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-