Nënoficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH),në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve(QAPN) pranë Akademisë së Nënoficerëve në Republikën e Shqipërisë në Zall herr, ka përfunduar me sukses Kursi i 56 i Avancuar i Nënoficerit.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook.

“Ky kurs përgatitë nënoficerë të aftë për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Republikës së Kosovës kolonel, Enver Hoti, Kom QAPN kolonel, Besim Bala si dhe oficerë e nënoficerë të stafit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-