Nënsekretari amerikan Derek Chollet viziton Kosovën

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Nënsekretari amerikan Derek Chollet do ta vizitojë Kosovën.

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat thonë se ai do të jetë në Kosovë me 12 dhe 13 dhjetor.

Me 12 dhjetor ai arrin në Prishtinë në ora 15 e 45.

Kujtojmë që Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet muajin e kaluar në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, lidhur me targat ishte shprehur i zhgënjyer, gjatë bisedës me Vuçiq, për mos shtyrjen e vendimit nga ana e Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-