Dita e nesërme do të karakterizohet me mot të vranët dhe me shi ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Në vendet malore parashikohen edhe reshje bore.
“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.