Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LKD) siguroi edhe 5 fitore sipas rezultatit të deri tashëm të KQZ-së ku janë numëruar në pothuajse të gjitha komunat mbi 85% e votave.
Komunat që siguroi LDK:
- Prishtinë – Përparim Rama
- Fushë Kosovë – Burim Berisha
- Istog -Ilir Ferati
- Viti – Sokol Haliti
- Junik – Ruzhdi Shehu
Ndërsa, PDK-ja ka siguruar 4 fitore:
- Drenasi – Ramiz Lladrovci
- Kaçanik – Besim Ilazi
- Prizren -Shaqir Totaj
- Dragash – Shaban Shabani
VV-ja në këtë raund arriti të sigurojë katër fitore në:
- Gjilan – Alban Hyseni
- Kamenicë -Kadri Rahimaj
- Podujevë – Shpejtim Bulliqi
- Shtime – Qemajl Aliu
AAK-ja ka siguruar 3 fitore:
- Gjakovë Ardian Gjini
- Klinë – Zenun Elezaj
- Rahovec -Smajl Latifi
Nisma Socialdemokrate ka siguruar fitore në Malishevë me Ekrem Kastratin.
Obiliqin e ka fituar Iniciativa Qytetare për Obiliqin me Xhafer Gashin.
Mamushën e ka fituar KDTP me Abdülhadi Krasniç.
Lista Serbe në këtë raund ka fituar Kllokotin me Vladan Bogdanoviç.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.