Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 19:00, të cilën do të shqyrtohen masat e reja anti-COVID.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se njëri nga vendimet që do të marrë Qeveria ka të bëjë me lejimin e punës së gastronomisë, objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, të cilat nga e hëna do të punojnë deri në orën 22:00. Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.
Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00, shkruan Telegrafi.
Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Masat e reja kufizuese do të vlejnë për 14 ditët e ardhshme.
Më 5 prill Qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.