Nga e hëna hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse -mbulimi i simboleve shtetërore Kosovë- Serbi, në pajtim me kornizën e dialogut të ndihmuar nga BE-ja dhe do të aplikohet si masë e përkohshme derisa të vendoset një masë e përhershme.
Policët dhe doganierët serbë në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë pajisur nga Qeveria e Serbisë këtë të diel me doracakun se si duhet të mbulohen simbolet e Republikës së Kosovës në targa.
Ndërsa një ditë më parë janë larguar barrikadat në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat ishin vendosur nga serbët lokalë që nga 20 shtatori.
Delegacionet e dy shteteve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut, sipas së cilës nga 2 tetori u larguan barrikadat dhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, ku u vendosën trupat e KFOR-it.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.