Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Opoja.net Opoja.net Kosova

Mbahet konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 2030”. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:00)

Rasti Pjetër Shala – konferenca para apelit. (Hagë, ora 10:00 – 12:00)

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës do të mbahet sesion informues “Dezinformimi dhe raportimi mbi ndryshimet klimatike”, organizuar si pjesë e fushatës së zbatuar nga GIZ Kosova “Mendo gjelbër, vepro gjelbër”. (Zyra e GIZ-it në Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të prezantojë raportin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit do të mbahet një aksion për pastrim në qytetin e Vitisë. (Pranë obeliskut Kerim Lewton afër lumit Morava, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me aktivitetin e përbashkët: Tirana dhe Prishtina: “European Cities of Sports”. (Salla e basketbollit Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet konferencë për media me rastin e propozimit të filmit artistik “Pikë Uji” për edicionin e çmimeve të akademisë Oscar 2025. (Zyrat e Qendrës Kinematografike të Kosovës Prishtinë, ora 11:00)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë solidarizimi me punëtorët teknikë të Kuvendit të cilët kanë hyrë në grevë. (Pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ora 13:00)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-