Një gjest i rrallë dhe plot emocion vjen nga kompania NIKI-GD SH.P.K. nga Dragashi, e cila ka bërë një premtim të veçantë për Kombëtaren e Kosovës.
Në një deklaratë publike, kompania ka njoftuar se në rast të fitores së Kosovës ndaj Turqisë, do të dhurojë një vilë në fshatin Brod për lojtarin që shënon golin e parë të ndeshjes.
Ky vendim, sipas tyre, nuk është thjesht një shpërblim, por një vazhdim i përkushtimit të tyre ndaj sportit dhe mbështetjes për ata që përfaqësojnë vendin me dinjitet. Ata theksojnë se sporti nuk është vetëm lojë, por histori, sakrificë dhe krenari kombëtare.
“Nga besimi tek shpërblimi, nga sakrifica tek suksesi, nga historia tek e ardhmja”, thuhet në mesazhin e tyre, duke nënvizuar lidhjen e fortë që kanë me sportin dhe komunitetin.
Ky gjest simbolik vjen si një motiv shtesë për futbollistët e Kosovës dhe si një shembull i mbështetjes së bizneseve vendore ndaj sportit dhe suksesit kombëtar.
Nga Brodi, me zemër për Kombëtaren – mesazhi është i qartë: ata që luftojnë për fanellën e Kosovës meritojnë më shumë se duartrokitje.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

