Një person u arrestua në Prishtinë pasi dyshohet se e kishte ngacmuar një grua, njoftoi policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas të njëjtit burim, rasti u iniciua si “ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shqetësuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.