Një mësues e donte dhe e vlerësonte më shumë se të tjerët njërin prej nxënësve ngaqë ishte shumë më punëtor, i zgjuar dhe i kuptueshëm. Kjo dashuri dhe vlerësim i mësuesit dihej edhe nga nxënësit. Për këtë arsye, xhelozonin së tepërmi. Ata thoshin me njëri-tjetrin: “Përse mësuesi do më shumë këtë shokun tonë? A vetëm ai është i zgjuar dhe punëtor ndërmjet nesh?” Edhe mësuesi ishte i vetëdijshëm për këto mendime të atyre. Një ditë kur mësuesi shkoi në mësim, solli me vete zogj aq sa numri i nxënësve. Çdo nxënësi i dha nga një dhe të gjithëve u tha: “Merrini këta zogj dhe therini në një vend ku nuk ju sheh askush! Edhe një herë kujdes! Në një vend ku nuk ju sheh askush.” Nisur nga kjo, nxënësit u shpërndanë sa majtas-djathtas. Pas pak kohe i therën zogjtë dhe filluan të ktheheshin. Disa prej tyre lavdëroheshin: “Unë e thera në filan vend. Askush nuk më pa.” Edhe mësuesi u buzëqeshte atyre që lavdëroheshin në këtë mënyrë. Pas pak të gjithë nxënësit u kthyen me zogj të therur. Më në fund erdhi nxënësi që e donte mësuesi. Mbi të gjitha, edhe zogun nuk e kishte therur. Mësuesi e pyeti:
-Bir, përse nuk e there zogun? Shiko, të gjithë shokët e tu i kanë therur. Mos vallë nuk gjete ndonjë vend ku nuk të shihte dot askush?
-Një vend ku nuk mund të më shikonin njerëzit mund ta gjeja, por një vend ku nuk mund të më shihte Allahu nuk e gjeta dot. Për këtë arsye, u ktheva pa e therur zogun.
Kjo përgjigje ua solli mendtë në kokën nxënësve të tjerë. Të gjithë e dinin se nuk ka vend që nuk mund ta shohë Allahu, por e rëndësishme është të menduarit e kësaj. Pas kësaj ngjarjeje e kuptuan ndryshimin e shokut të tyre dhe i dhanë të drejtë mësuesit për interesimin që shfaqte ndaj tij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.