Nora Gjakova kalon në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në finalen e të Grand Slamit që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë ka fituar edhe ndeshjen gjysmëfinale të ditës së sotme, duke çuar në katër numrin e fitoreve radhazi gjatë ditës së sotme.

Kësaj radhe, në gjysmëfinale, Nora ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. Me këtë fitore, xhudistja pejane e siguron medaljen e argjentndë, pasi kalon në finalen e madhe të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Në finale, Nora do të takohet me fituesen e përballjes me Qi Cai dhe Mimi Huh.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-