1
|
Pako obllandë
|
700 gr
|
Sheqer
|
16
|
Lugë gjelle qumësht
|
1
|
Margarinë
|
3
|
Lugë kakao
|
1
|
Pako biskota të bluara
|
3
|
Vezë
|
Merrni një enë dhe zieni sheqerin me qumësht në temperaturë mesatare ose edhe të lartë. Merrni pastaj një enë tjetër në të cilën duhet ta shkrini margarinën pastaj ta përzieni me kakao, në temperaturë mesatare ose edhe të lartë. Biskotat e bluara hidhni në enën me qummësht dhe sheqer, pastaj ia bashkangjitni edhe masën me kakao dhe margarinë. Merrni një enë tjetër
ku ti rrihni vezët pastaj edhe vezët i shtoni në enën ku gjendet masa, i përzieni mirë derisa të trashet paksa, por jo në masë të tepërt. Merrni një tepsi, shtrijeni një copë të obllandës pastaj me një lugë e shtrini masën në tërë sipërfaqen e saj, pastaj vendoseni mbi një copë tjetër të obllandës dhe i hidhni prapë masë dhe e shpërndani. Përsëriteni procedurën me përbërësit
e mbetur. Lageni lehtë një peshqir me ujë dhe vendoseni përmbi në mënyrë që të zbutet pak, për 30 minuta. Prisni në copa katrore, trekëndëshe apo çfardëdo formë që iu pëlqen.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.