OPFAKKOS, dega në Dragash sjell dy medalje nga mini olimpiada Java Evropiane e Sportit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Këtë vit, i cili është viti i tretë, që dega e Shoqatës OPFAKKOS në Dragash merr pjesë në mini olimpiadën e organizuar në nivel të Kosovës Java Evropiane e Sportit, nga pjesëmarrja në aktivitetet dhe disiplinat që janë zhvilluar aty ka sjellur dy medalje, njërën për vendin e dytë në futboll të vogël dhe tjetrën për vendin e tretë në tërheqje me litar.

Këtë vit por edhe dy vitet parprake, anëtarët e shoqatës nga Komuna e Dragashit kanë përfaqësuar Dragashin në të gjitha disiplinat, dhe dy medaljet e fituara do t’ia dhurojnë simbolikisht Komunës së Dragashit, si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme që i jepet shoqatës OPFAKKOS, gjegjësisht degës në Dragash.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-