Opojani e gjen çantën me para në Prizren dhe e dorëzon në Polici

Opoja.net Opoja.net Opoja

Berat Latifi nga fshati Blaç i komunës së Dragashit, ditën e enjte e ka gjetur një çantë me para në Prizren. Meqënëse nuk kishte dokumente të identifikimit, Berati e ka dorëzuar çantën në Policinë e Prizrenit.

Kushdo që e ka humbur çantën mund të lajmërohet në Policinë e Prizrenit ose të kontaktojë personin që e ka gjetur atë.

“Kam gjetur një çantë në rrugën “Sinkopa” në Prizren, e cila përmbante disa para. Çanta nuk kishte dokumente identifikimi, prandaj e kam dorëzuar në Policinë e Prizrenit. Lus këdo që e ka humbur të kontaktojë me Policinë, ose të më thërrasë në numrin: 049 376 731. Ju lutem shpërndajeni këtë njoftim!”, ka shkruar ai. / Gjithçka rreth Dragashit

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-