Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Opojë: Të rinjtë emigrojnë nuk merren me dhentari
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Opojë: Të rinjtë emigrojnë nuk merren me dhentari

Opoja.net Opoja.net 20:17 - 19/09/2014 Ekonomi Opoja
Ndaje

Në Dragash po humbet tradita e kultivimit të deleve. Në 10 vitet e fundit në komunën e Dragashit nuk është regjistruar asnjë fermer i ri në sektorin e dhentarisë. Mungesa e infrastrukturës fizike, industrisë përpunuese dhe humbja e tregjeve të mishit të qengjit janë disa nga arsyet e lënies anash sektorin e dhentarisë sipas një hulumtimi të realizuar nga studentet e fakultetit të bujqësisë.

Dragashi ka mbi 35 mijë hektarë kullosa, që shprehur në për qind i bije që të mbuloj 63.1% të territorit të përgjithshëm të komunës apo 17% të hapësirës së përgjithshme të kullosave të Kosovës. Mirëpo, përkundër kushteve ideale për zhvillimin e sektorit të dhentarisë në këtë komune, sipas këshilltarit për bujqësi në komunën e Dragashit, Flamur Sylejmani, në 10 vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë fermer i ri në sektorin e dhentarisë. Ndërsa, shqetësues është fakti që ka raste kur kërkohen punëtorë me pagë mesatare 350 euro në muaj dhe ka vështirësi në gjetjen e punëtorëve që pranojnë të merren me ruajtjen e deleve ose punëve tjera në blegtori.

Sipas këshilltarit Sylejmani, komuna e Dragashit ka traditën dhe kushtet e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë në përgjithësi dhe të dhentarisë në veçanti. Siç tregon ai komuna edhe përkundër buxhetit shumë të limituar po mundohet që përmes rregullimit të infrastrukturës të ju ndihmojnë fermerëve në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

“Si komunë me një relief që është i përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, kemi për qëllim zhvillimin e sektorit të blegtorisë konkretisht të dhentarisë. Për shkak të traditës por edhe kushteve shumë të përshtatshme për zhvillimin e kësaj veprimtarie komuna parasheh që ky zhvillim të arrihet përmes investimeve në rregullimin e infrastrukturës dhe rritjen e buxhetit të komunës për sektorin e bujqësisë që të ketë mundësi që në të ardhmen e afërt ti mbështet me grante dhe subvencione fermerët që merren me këtë lëmi”, theksoi Sylejmani.

Siç tregon ai, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës fizike është duke u bere hapja e rrugëve që do të ju mundësojnë fermerëve të shkohet me mjete transportuese deri tek vendet ku i mbajnë delet në sezonin e verës (në stane), në mënyrë që të ju lehtësohet udhëtimi, që tani në të shumtën e rasteve nuk mund të behet me asnjë mjet transporti përveç në këmbë dhe me kali. Mirëpo, ky proces është duke shkuar ngadalë për shkak të mundësive të vogla buxhetore që ka komuna.

Ndërkaq, sipas rezultateve të një hulumtimi nga studentet e fakultetit të bujqësisë del se gjeneratat e reja nuk shfaqin interesim për vazhdimin e traditës së dhentarisë, ndërsa ata që momentalisht merren me dhentari dita ditës po plakën, dhe me këtë tradita e dhentarisë në Dragash rrezikon të humbet. Sipas tyre mungesa e infrastrukturës fizike, industrisë përpunuese të qumështit dhe leshit dhe humbja e tregjeve të mishit të qengjit po e bëjnë të vështirë marrjen me dhentari. Ndërsa, migrimin jashtë vendit e shohin si zgjidhjen e vetme.

Ndryshe, sa i përket përkrahjes nga sektori publik, Ministria e Bujqësisë përkrah fermerët me subvencione. Sektori i blegtorisë do të mbështet përmes pagesave direkte, ku për dele qumështore fermerët do të subvencionohen me nga 10 euro për krerë. Aplikuesit duhet t’i plotësojnë disa kritere, për secilin sektor. Kështu që, blegtorët që merren me dhentari duhet të kenë minimum 30 krerë dhe në maksimum 500 krerë dele në prodhimtarinë aktive të qumështit./FermaIme/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 20:17 - 19/09/2014 20:17 - 19/09/2014

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Ekonomi

Ulet çmimi i vezëve në Kosovë

4 Min. Leximi
OpojaSport

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!

2 Min. Leximi
Opoja

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk

2 Min. Leximi
Opoja

CIMIC-u Italian dhuron pajisje në vlerë 8000 euro për Njësinë e Zjarrfikësve në Dragash

2 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?