Disa nga partitë politike, listat e të cilave nuk janë certifikuar ende nga KQZ-ja, presin që një mundësi të tillë do t’ua jep PZAP. Ky institucion nesër do të dalë me një vendim për këtë çështje.
Njohësi i çështjeve juridike, Anton Nrecaj thotë se pret nga PZAP që të shqyrtojë rastet e secilit kandidat veç e veç.
“Unë besoj se PZAP do t’i shqyrtojë rastet veç e veç dhe do t’i ndajë veprat penale që kanë aktgjykim të prerë për tri vitet e fundit duke u bazuar në vendimin e Kushtetueses dhe ato dënime që lidhen me gjobat e trafikut”, tha Nrecaj për RTV Dukagjinin.
Ndërsa Naim Jakaj nga Instituti për Studime Sociale mendon se PZAP do të certifikojë pjesërisht listat e subjekteve që deri më tani nuk janë certifikuar, përcjell Telegrafi.
“Është e ditur se PZAP do t’i miratojë pjesërisht ankesat e subjekteve politike, por mbetet problem se si do të jetë renditja e kandidatëve pasi vendet të mbesin boshe nga kandidatët e pa certifikuar”, tha Jakaj
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.