Opoja.net

Ora e parë e mësimit në Kosovë dhe Shqipëri sot i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ministrja e Arsmit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.

Nagavci ka shkruar në Facebook se është e lumtur që këtë vendim e kanë marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

“Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare”, ka shkruar Nagavci.

 

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net