Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.
Osmani e përshkroi Erdoganin si “mik të palëkundur të Kosovës” dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep vendit tonë.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja Osmani pas takimit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.