Osmani ia uron Joe Bidenit Ditën e Presidentëve

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ia ka uruar Ditën e Presidentëve Joe Bidenit, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani tha se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.

I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam e bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, shkroi ajo.

Dita e Presidentëve, njihet si Ditëlindja e Washingtonit. Është një festë federale që festohet gjithmonë të hënën e tretë të shkurtit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-