Osmani me mbi 30 mijë vota më shumë sesa Hoti, Hoxhaj, Haradinaj e Limaj bashkë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Vjosa Osmani, e cila me iniciativën e saj “Guxo” garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka dalë kandidatja më e votuar në këto zgjedhje, duke lënë prapa vetes bartësit e listave dhe liderët e partive të tjera politike.

Nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet  e 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, kurse Glauk Konjufca i LVV 125, 970 vota, ose rreth 75 mijë më pak se Osmani.

Ndërsa, kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj mori gjithsej 73, 615 vota.

Bartësi i listës së LDK-së dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Advullah Hoti, mori 50,204 vota, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë gjithsej 30,189 vota.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bartësi i listës, Fatmir Limaj ka marrë gjithsej 13,121 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në vend me 47.85% të votave, raporton Telegrafi.

PDK doli partia e dytë me 17.41%, LDK e treta me 13.08%, kurse AAK fitoi 7.43% dhe Lista serbe 5.54%.

Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marrë vetëm 2.6% të votave

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-