Osmani pas takimit me Perestrello: Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar dje me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Marcos Perestrello, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi z. Perestrello për nominimin për Çmimin “Gratë, Paqja dhe Siguria”, duke theksuar se ky vlerësim i Asamblesë Parlamentare është një njohje jo vetëm për të, por për të gjitha gratë e Kosovës.

Ajo gjithashtu vlerësoi vendimin për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik.

“Kosova do të shfrytëzojë këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë për anëtarësim të plotë në NATO,” deklaroi Presidentja Osmani, duke shtuar se ky synim mbetet prioritet i politikës së jashtme dhe i sigurisë kombëtare të vendit.

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-