Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal.
“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon,” ka shkruar Osmani.
Prishtina është nikoqire e edicionit të tretë të këtij forumi gjatë ditës së sotme dhe nesër. Ngjarja e rëndësishme pritet të përfshijë mbi 30 panele diskutimi, me pjesëmarrjen e më shumë se 150 folësve që vijnë nga mbi 45 shtete të ndryshme të botës. Takimi mes Presidentes Osmani dhe Ministrit Konaković thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.