Osmani takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, flasin edhe për vaksinat antiCOVID

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arnë Sannes Bjornstad, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim Osmani dhe Bjornstad kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave antiCOVID, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme.

“Ai ka përgëzuar u.d. Presidenten Osmani për rezultatin zgjedhor dhe ka thënë se kjo shënon hapjen e një kapitulli të ri në politikën kosovare. Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe nevojës për t`u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-